Aktualitet

Panik në Laç! Zjarr brenda një shkolle “9 vjeçare”, merr flakë rrjeti elektrik

24 Shkurt 2022, 10:58 Nga DOSJA
Panik në Laç! Zjarr brenda një shkolle “9

LAÇ – Nxënësit dhe mësuesit në shkollën 9-vjeçare “Mark Trokthi” u zunë nga paniku teksa sot ra një zjarr brenda godinës. Shkak u bë shpërthimi i rrjetit elektrik të godinës dhe për pasojë tymi është përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën e brendshme të ndërtesës. Zjarri ka rënë në orën 09:00 të mëngjesit kur po zhvillohej mësimi.

Për fatin e mirë, forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe arritën të shuanin flakët. Nxënësit dhe mësuesit arritën të largoheshin dhe të evakuoheshin në kohë.

Nuk ka asnjë person të lënduar apo me probleme frymëmarrjeje, ndërsa janë konstatuar dëme materiale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në shkollën e laçit zjarr në shkollën e laçit

Sondazh

Poll