Politike

Pushtimi i Ukrainës, Berisha: Vdekje pushtuesve rus! Rama vasal i Vuçiç

24 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
Pushtimi i Ukrainës, Berisha: Vdekje pushtuesve rus! Rama vasal i

TIRANË–  Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti ‘turp’ që Parlamenti Shqiptar nuk miraton një rezolutë kundër agresionit rus në Ukrainë. Ai drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama ku tha se kjo tregon se ai është ‘vasal i Aleksandër Vuçiç’. Në fund të fjalimit të tij në Kuvend, Berisha kërkoi vdekjen e pushtuesve rusë.

“Jam këtu për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si fundin e paqes në kontinentin tonë dhe fillimin e Luftës së tretë Botërore. Dënoj qëndrimin e turpshëm të këtij parlamenti, vend anëtar i NATO-s dhe nuk merr përsipër të votojë një rezolutë për të dënuar Rusinë, agresorin që është nismëtare Luftës së Parë Botërore, iu bashkëngjit Hitlerit dhe nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur. Shqipëria mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Serbisë, kjo është e turpshme, e paimagjinueshme. Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve të këqijat më të mëdha. Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Atje po bien bomba ndaj njerëzve të lirë e të pafajshëm ndërsa ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët ndaj këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori kapitullimi dhe ka një përgjegjës, Edi Rama, vasali i Vuçiç, turp i madh. Vdekje pushtuesve rus“, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seanca parlamentare/ Basha: Dënojmë agresionin rus. Spiropali: Jemi pranë aleatëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 24 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll