Politike

Inceneratorët/ Basha: Ndonjëri nga ministrat brenda mund të jetë çuditur që s’është në burg

24 Shkurt 2022, 11:06 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Basha: Ndonjëri nga ministrat brenda mund të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Ai u shpreh jashtë sallës së Kuvendit, para gazetarëve se Partia Demokratike është duke përgatitur dosjen përfundimtare për çështjen e inceneratorëve. Basha tha se ndonjëri nga ministrat që ndodhet brenda sallës mund të jetë habitur që nuk është ende në pranga.

‘430 mln euro të cilat iu janë zhvatur qytetarëve shqiptarë nga Rama, nga 3 ministra të tij dhe nga sekretarët e tij. Ai i partisë, Agaçi. Eshtë e turpshme se si sot përpiqet që të zhbëhet ajo që ka ndodhur këto ditë, se si përpiqet që të mbulohet dielli me shoshë, e vërteta ka dalë në shesh. Komisioni nuk është cesuruar nga shumica e mediave, ajo që ne kemi denoncuar me prova, sot u provua përmes institucioneve, ndërkohë që përgatitet raporti i fundit, ndonjëri mund të jetë i cuditur që ende nuk është në pranga, është ende në atë sallë, duhet të ishte te Koka, unë i bëj thirrje SPAK. Do të mjaftonte vetëm një pohim i Veliajt që është prezantuar një dokument tjetër që të niste një procedim penal ndaj tij.’- u shpreh Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 24 shkurt 2022 lulzim basha seance plenare 24 shkurt 2022

Sondazh

Poll