Aktualitet

“E kam djalin e sëmurë në burg”, Liza Marku: Populli të marrë në dorë fatin e Shqipërisë

24 Shkurt 2022, 09:28 Nga DOSJA
“E kam djalin e sëmurë në burg”, Liza Marku: Populli

TIRANË – Liza Marku, gruaja e moshuar, të cilës iu shemb banesa në “5 maj” kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të lirojnë 5 banorët e arrestuar të zonës së saj pas përplasjeve të dhunshme mëngjesin e së martës ku u shembën disa banesa. Para parlamentit, ku ndodhen dhe banoë të Laprakës dhe Paskuqanit që protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre, Liza Marku tha se i biri ndodhet në burg dhe vuan nga tensioni. Ajo tha se gruaja, arma dhe shtëpia nuk i dorëzohen askujt. Gruaja e moshuar iu drejtua rinisë dhe popullit shqiptar që të marrë në dorë fatin e vendit.

“I bëj thirrje shtetit e gjykatës të na nxjerrë sa më shpejt nga burgu ata 5 persona. Gruaja, arma e shtëpia nuk i jepet asnjë njeriu, ai që i jep nuk është burrë, por njeri kot i thotë vetes njeri kot, Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje gjithë rinisë e popullit të hapë sytë e të vijë të marrë fatet e këtij vendi se këtu vec me thonë burra shkoni kapni hujt se na ka vonë dreqi për fund, se janë dy tre vetë që sundojnë botën. Mos e gëzofshnin mundin tonë e djersën tonë. Djali im s’i ka bërë me drogë e hajdutllëqe. Populli të mblidhet sa me shumë para Parlamentit, Kryeministrisë, ambasadës amerikane, gjykatat, gjykata të japë drejtësinë se mua më prishin shtëpinë e jetën”,
tha Liza Marku.

Policia e Tiranës konfirmoi dje se ka prangosur 5 persona dhe ka proceduar 2 të tjerë pasi kanë plagosur dhe kundërshtuar forcat e policisë pas prishjes së disa banesave të tjera në “5 maj”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit protesta e 5 majit

Sondazh

Poll