Aktualitet

FT/ “Pabesia ndaj fermerëve”, Resuli: Po nuk deklarove regjistrin e fermës, s’aplikon dot

24 Shkurt 2022, 10:19 Nga DOSJA

TIRANË – Sipërmarrësi dhe eksperti i bujqësisë Ervin Resuli denoncoi një tjetër vendim të Ministrisë së Bujqësisë ndaj fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë. Në një postim në Facebook, Resuli tregon se fermerët po penalizohen pas urdhërit të fundit për të regjistruar fermat e tyre në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) vetëm 1 ditë para se të nisë aplikimi për të përfituar nga Skema Kombëtare 2022 e hartua nga qeveria.

Për shkak të hapësirës kohore të shkurtër, eksperti Resuli thotë se fermerët rrezikojnë të humbasin mundësinë e përfitimit nga kjo skemë pasi duhet të paraqiten fizikisht në AREB dhe nga ana tjetër iu mbetet shumë pak kohë për të aplikuar për skemë kombëtare. Në këtë mënyrë, ai e konsideron këtë udhëzim të fundit të Ministrisë së Bujqësisë si pabesi e radhës ndaj fermerëve. Ai dyshon se kjo gjë është bërë për të mashtruar fermerët pasi nuk ka para për skemën kombëtare.

POSTIMI I ERVIN RESULIT:
Pabesia e Ministrisë së Bujqësisë për Fermerët/Blegtoret vazhdon…

Cfarë kërkohet për këtë procedurë e quajtur rregjistri fermës: NIPTI ,ID ,KODI FERMERIT,AMTP, E-MAILI , të luash mendsh, të gjitha këto janë në e-albania dhe ditën e aplikimit do ngarkohen në sistem. E thjeshtë fare, duhen penguar fermerët të mos aplikojnë sepse ska para .


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli fermeret ministria e bujqesise ervin resuli fermeret ministria e bujqesise

Sondazh

Poll