Aktualitet

KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Brunilda Malo

23 Shkurt 2022, 20:22 Nga DOSJA
KPK e shkarkoi, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Brunilda

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtares Brunilda Malo. Në vendimin e KPA-së shkruhet se në përfundimin të gjykimit është vendosur që të lihet në fuqi vendimi i KPK-së për shkarkimin e Malos.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla  relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2020, datë 20.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 206, datë 07.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani).

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2022.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet brunilda malo. kpa kpk brunilda malo. kpa kpk

Sondazh

Poll