Aktualitet

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni Becchetti (Vendimi për familjarët e bashkëpunëtorët)

23 Shkurt 2022, 14:02 Nga DOSJA
Dënohet me 17 vite burg biznesmeni Becchetti (Vendimi për

TIRANË– Biznesmeni italian Francesco Becchetti është shpallur fajtor për katër akuza nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 17 vite burg. Vendimi është shpallur sot nga nga gjyqtarët Lazer Sallaku, Besnik Hoxha dhe Sokol Pasho, tetë vite që nga nisja e procesit gjyqësor. Ky i fundit, nga salla e gjyqit lexoi vendimin dhe shpalli fajtor Becchettin për për katër akuza: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Fajtor është shpallur edhe bashkëpunëtori i biznesmenit, Mauro De Renzi që u dënua me 16 vite burg për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Nëna e Becchetit, Liliana Condomitti u dënua me tetë vite burg për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”. Për të njëjtën vepër penale është dënuar edhe Erjona Troplini me tetë vite burg gjithashtu. Stavri Peci dhe Fetah Dervishi janë lënë në shërbim prove për shkak të moshës. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës është vendosur gjithashtu që katër kompanitë e Beçhettit, “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k të kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, por sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dënimi i Becchettit, prokurori holandez: Drejtësia u bë, s’mund të them gjë tjetër

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg becchetti eriona troplini francesco bechetti liliana condomitti denohet me burg becchetti eriona troplini francesco bechetti liliana condomitti

Sondazh

Poll