Aktualitet

Nga kanabis te shkop metalik policie, Policia e Tiranës prangos 7 persona

23 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
Nga kanabis te shkop metalik policie, Policia e Tiranës prangos 7 persona

TIRANË – Policia e Tiranës prangoi sot 7 persona për veprat penale: drogë, dhunë në familje, mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasit D.GJ., 35 vjeç dhe E.GJ., 21 vjeç u kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis.

Për dhunë në familje janë arrestuar 39-vjeçari B.J. (dhunë ndaj nënës së tij) dhe S.K., 62 vjeç për dhunë ndaj gruas së tij.

Një 32-vjeçar me inicialet G.B. është prangosur pasi i ka marrë para në formë mashtrimi një shtetasi.

31-vjeçri R.K. u kap pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

M.XH., 35 vjeç u prangos pasi iu gjet një shkop metalik i ngjashëm me atë të forcave të policisë.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Gj., 35 vjeç, dhe E. Gj., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. J., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;

– G. B., 32 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një shtetasi;

– S. K., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit R. K., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 35 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop metalik si ato të Policisë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje doze me kanabis mashtrim parash policia e tiranes shkop policie vjedhje dhune ne familje doze me kanabis mashtrim parash policia e tiranes shkop policie vjedhje

Sondazh

Poll