Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Rama flet pa mikrofon! Premton pranga e burg: Jam kryeministër!

23 Shkurt 2022, 20:10 Nga DOSJA
Reforma në drejtësi/ Rama flet pa mikrofon! Premton pranga e burg: Jam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thënë shumë vetëm me një gjest! Sot, teksa dëshmonte në Komisionin Hetimor për çështjen e Inceneratorëve, Rama foli dhe për reformën në drejtësi. E më saktë më shumë sesa foli, la të kuptohet se kishte të bënte diçka me të… Teksa fliste për çështjen e inceneratorëve, Rama tha se ai ishte kryeministri i vendit dhe të gjitha dyshimet duhet që t’i zgjidhte Drejtësia e Rë. E pikërisht në këtë moment “foli shumë”!

Unë nuk jam shteti, unë jam kryeministri, shteti ka funksionuar deri më tani, sepse organi i akuzës që është organ shtetëror ka ngritur një akuzë. Do të vazhdojë të funksionojë sepse reformën në drejtësi *bën me gisht nga vetja… Dakord?,“-tha në fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama.

Nuk vonoi shumë dhe më pas përmendi një histori të vjetër, prë të justifikuar largimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Çani, duke e krahasuar me një rast të ngjashëm me paraardhësin e tij në detyrë, demokratin Ritvan Bode.

“Ndodh që ministri i financave kundërshton, vendimi rregullohet. Normal sepse nuk jemi organizatë e strukturuar. Këto ka raste si ai i Ridvan Bodes kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovë një koncesion 23 mln euro investim. Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 mln euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimin. Nuk funksionon kështu me qeverinë që drejtoj unë. Po nejse se si duhet me këtë drejtësinë e re…,”-tha Rama dhe e mbylli me kaq fjalën e tij pa e mbyllur mendimin. Ndërsa pa mikrofon kamerat i kishin kapur një tjetër moment të sikletshëm. I thoshte kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut, se nuk duhet ta përmendte arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, pasi ai nuk do të bënte të njëjtën gjë kur të prangosej kryedemokrati Lulzim Basha.  

“Mos përmend Lefterin se nuk është etike, mund të jetë Luli një ditë atje në burg dhe mbaje mend! Unë kurrë nuk ta përmend Lulin kur të jetë atje, kurrë!,”-tha Rama pa mikrofon.

Po ç’di ai? Nga i merr të gjithë këto informacione për punët e drejtësisë së re dhe pse nuk i thotë me plot gojë por me shenja e kode dhe pa mikrofon ndezur? Kë po tenton të intimidojë? Për më tepër, që kush drejtësia e re, i përket Ramës? Jo për gjë po edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e përdor kur mendon se nuk po e dëgjojnë, e kur i duhet për të mbyllur ndonjë punë si në rastin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Nga të dy kush e ka si përfundim? Kush ia jep “borxh” tjetrit?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama komisioni per inceneratoret reforma ne drejtesi edi rama komisioni per inceneratoret reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll