Aktualitet

PE dhe Kuvendi: Të përcaktohet sa më parë data për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE

23 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
PE dhe Kuvendi: Të përcaktohet sa më parë data për

TIRANË- Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Shqipërisë i kanë bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që të përcaktojnë një datë sa më shpejt për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Gjatë mbledhjes së sotme së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, janë dhënë 10 rekomandime, në mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin ambasadori i BE-së Luigi Soreca, Manolis Kefalogiannis nga delegacioni i Parlamentit Evropian, Taulant Balla në emër të delegacionit të Shqipërisë, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, Kryeparlamentarja Lindita Nikolli si dhe deputetë të tjerë nga PD-ja si dhe PS-ja.

Xhaçka në fjalën e saj theksoi se Shqipëria ka plotësuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe se po pret miratimin e kornizës negociuese për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Po këtë gjë ka nënvizuar Balla, i cili gjatë fjalës së tij përmendi edhe avanimet në drejtësi, duke përmendur edhe arrestimin e dy ish-ministrave nga partia e tij. Ndërsa Nikolla deklaroi se ka ardhur koha që BE-ja të vlerësoj ecurinë e Shqipërisë dhe të hapë konferencën e parë.

Po në të njejtën faqe më përfaqësuesit e PS-së ishte edhe Soreca, i cili tha se Shqipëria ka arritje të prekshgme në avancimin e reformave. Ndërsa raportuesja e Parlamentit Evropian Isabel Santos, duke u bazuar në ngjarjet e fundit për sulmet mbi mediat, nënvizoi rëdësinë dhe mbështetjen e medas së lirë dhe luftën kundër dezinformimit.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e PD-së kanë ngritur shqetësimet e tyre mbi ecurinë e hartës së re gjyqësore, e cila synon shkrirjen e Gjykatave të Apelit në 1 të vetme. Ndërkohë që deputeti Alfred Rushaj tha se arrestimin e dy ish-deputetëve, PS-ja nuk duhet ta cilësoj si arritje por si dështim të qeverisjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Komisioni i Stabilizim Asocimit/ Debatët mes deputetëve të PD-së dhe PS-së mbi drejtësinë

Asnjë datë për K. Ndërqeveritare/ Komisioni i Stabilizim Asocimit adreson 10 rekomandime

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike konferenca e pare nderqeveritare lindita nikolli luigi soreca manolis kefalogiannis olta xhacka taulant balla konferenca e pare nderqeveritare lindita nikolli luigi soreca manolis kefalogiannis olta xhacka taulant balla

Sondazh

Poll