Aktualitet

“5 pika në ushqim”, zbardhi vrasjen e Vajdin Lamajt, si u tentua helmimi i Reçit në burg

23 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
“5 pika në ushqim”, zbardhi vrasjen e Vajdin Lamajt, si u

TIRANË- Elton Goskova, i njohur si ‘Reqi i Korçës’, i cili ndodhet në paraburgim dhe miku i tij, Ervis K, i shpallur në kërkim, tentuan të ndikonin tek i penduari i Drejtësisë Luftar Reçi, që të ndryshonte dëshminë e tij për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lamajt në 2005. Gazetari Elton Qyno bën me dije se nga hetimet e prokurorisë Goskova dhe Ervis K, janë prezantuar se persona të lidhur me Emiljano Shullazin, i cili akuzohet për vrajsen me eksplozic të Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, tentuan që të ndikonin te i penduari përmes familjarëve të tij.

Mësohet se të dyshuarit, të cilët u vëzhguan për një kohë të gjatë, ofruan para në këmbim që i penduari të ndryshonte dëshminë. Pasi kjo metodë nuk u eci, ata nisën me kërcënime.

“Nëse nuk tërhiqesh, do merremi me ty e familjen tende”, mësohet të kenë thënë ata. Por nuk u ndalën me kaq. I njohuri me nofkën Reqi i Korçës dhe miku i tij, tentuan të rekrutonin një polic të burgut të Drenovës, për të ekzekutuar brenda në qeli, Luftar Recin. Punonjësi i policisë, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, mesa duket edhe nga frika e ndonjë hakmarrje.

Ai iu dorëzoi autoriteteve, një pluhur, që sipas ekspertizës, rezultoi të ishte një helm, që nëse do ti hidhej në ushqim Luftar Recit, mund t’i shkaktonte vdekjen. Për të shmangur cdo rrezik të mundshëm për jetën e të penduarit u morën masa të rrepta sigurie. Luftar Reçi mori statusin e të penduarit, pasi rrëfeu për dy vrasjet e bujshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll