Aktualitet

Shembjet te “5 maji”, arrestohen 5 persona, procedohen 2 të tjerë

23 Shkurt 2022, 14:58 Nga DOSJA
Shembjet te “5 maji”, arrestohen 5 persona, procedohen 2 të

TIRANË – Policia e Komisariatit nr.4 të Tiranës prangosën 5 persona dhe proceduan 2 të tjerë lidhur me shembjen e disa banesave ditën e djeshme në zonën e “5 majit”. Në njoftimin e policisë, këta 7 persona kanë sulmuar dhe dëmtuar disa punonjës të policisë në bashkëpunim mes tyre.

Të arrestuarit janë GJ.N., 64 vjeç, A.M., 52 vjeç, M.M. 51 vjeç, N.M., 40 vjeç dhe L.M. 32 vjeçe. Janë proceduar 35-vjeçari B.C. dhe një i mitur 17 vjeç.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. N., 64 vjeç, A. M., 52 vjeç, M. M., 51 vjeç, N. M., 40 vjeç dhe L. M., 32 vjeçe, dhe proceduan penalisht shtetasit B. C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën “5 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike.

Dje, disa banorë u përplasën ashëpr me forcat e policisë në orët e para të mëngjesit pasi nisi operacioni i shembjes së një grupi të tjerë të shtëpive. Banorët e “5 majit” së bashku me ata të Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit po protestojnë prej muajsh kundër shembjes së shtëpive të tyre pasi pretendojnë se po u merret në mënyrë të paligjshme prona dhe nuk do të kompensohen nga bashkia e Tiranës.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes shembjet tek 5 maji policia e tiranes shembjet tek 5 maji

Sondazh

Poll