Aktualitet

Protesta e ‘5 Majit’/U shoqëruan 3 persona, banorët protestojnë para Drejtorisë së Policisë

23 Shkurt 2022, 13:53 Nga DOSJA
Protesta e ‘5 Majit’/U shoqëruan 3 persona, banorët

TIRANË– Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e banorëve të ‘5 Majit’. Qytetarët do të mblidhen në orën 19:00 përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kundërshtuar arrestimin e bashkëqytetarëve të tyre që u vunë në pranga një ditë më parë.

Ditën e kaluar, policia shoqëroi në komisariat tre qytetarë të zonës së ‘5 Majit’ të cilët sipas policisë kanë dhunuar efektivët. Në pranga përfunduan: Bekim Cerrin, Loreta Nikollin dhe Mirash Markun. Sipas policisë të lënduar kanë mbetur 8 efektivë të cilët kanë marrë dëmtime të shumta në trup.

Banorët e ‘5 Majit’ pretendojnë se nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje për t’u dëmshpërblyer. Ata kërkojnë që të përfitojnë numrin e plotë të pronës që kanë të regjistruar në emrin e tyre, gjë që Bashkia pretendon se e ka zgjidhur e se të gjithë do të dëmshpërmblehen sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021. Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit protesta e 5 majit 23 shkurt 2022 protesta e 5 majit protesta e 5 majit 23 shkurt 2022

Sondazh

Poll