Aktualitet

Aksidenti në Vlorë, ndërron jetë në spital pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi (EMRAT)

23 Shkurt 2022, 11:53 Nga DOSJA
Aksidenti në Vlorë, ndërron jetë në spital pasagjeri,

VLORË – Ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës shtetasi Savio Dhimojani, i cili u përfshi në aksident sot në Radhmë së bashku me Aris Canajn. Pasagjeri 21-vjeçar në makinën “Ford” me targë “‘AA 581 GV” kishte marrë plagë të rënda, të cilat për fat të keq rezultuan fatale. Nga ana tjetër, Canaj, i cili drejtonte makinën ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditën e sotme, makina me të cilën udhëtonin Dhimojani dhe Canaj u përplas fort me një shtyllë betoni. Ata u nxorën nga automjetet me ndihmën e zjarrfikësve pasi makina ishte dëmtuar shumë. Shkak kryesor i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

SHIKO DHE KËTË:

VD-Aksidenti në Radhimë, mjeti përplaset me bordurat e rrugës, dy të plagosur

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne vlore aksidenti ne vlore

Sondazh

Poll