Aktualitet

Sëmuret Emiljano Shullazi, i forti i Tiranës del nga “41 biss”, RENEA e çon në spital

23 Shkurt 2022, 10:41 Nga DOSJA
Sëmuret Emiljano Shullazi, i forti i Tiranës del nga “41

TIRANË– Një nga emrat më të errët të botës së krimit në Shqipëri ka përfunduar në spital. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Emiljano Shullazi, i cili po vuan dënimin nën regjimin “41 Biss” është dërguar në spital i shoqëruar nga Forcat RENEA. Në një makinë të blinduar Shullazi është dërguar në spital, ndërsa mësohet se ka patur probleme shëndetësore. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim zyrtar për transportimin e tij në spital. Sipas tyre, Shullazi do të kryejë një vizitë që ishte planifikuar të kryejë nga mjekët e sapo të përfundojë vizita do të rikthehet sërish në qeli.

Shullazi ndodhet në regjimin 41’Biss, vendim të cilin e kishte kundërshtuar. Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Grupi e ka apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e regjimit “41 biss”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shullazi “del” nga burgu! Vjen URGJENT shpjegimi: E nisëm në QSUT,do vizitohet nga mjekët

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi shullazi shtrohet ne spital emiljano shullazi shullazi shtrohet ne spital

Sondazh

Poll