Politike

“Duhet ta meritosh”, Rudina Hajdari përplaset me Gjatën: Mbiemri im është i rëndësishëm, s’mund ta harrosh

4 Korrik 2019, 19:44 Nga DOSJA
“Duhet ta meritosh”, Rudina Hajdari përplaset me Gjatën:

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka debatuar me deputeten Rudina Hajdari. Të ftuar në studion e Open në Top Channel, Gjata dhe Hajdari u përplasën për mbiemrin e kësja të fundit.

Ishte sekretari për Çështjet Ligjore të PD që nuk kujtoi në një moment mbiemrin e Hajdarit dhe deputetja iu kthye duke i thënë se mbiemri i saj është shumë i rëndësishëm.

DEBATI

Hajdari: Duhet që të them se mbiemri që mbaj unë është një mbiemër shumë i njohur dhe nuk e di pse e paska harruar zoti Gjata.

Gjata: Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd.

Hajdari: Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…

Gjata: Unë po të them që të duhet të meritosh atë mbiemër që ke zgjedhur që të mbash, por nuk dua të hy fare në debat me ty.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike clirim gjata debati ne studio rudina hajdari clirim gjata debati ne studio rudina hajdari

Sondazh

Poll