Politike

Rama në dialog me Metën dhe Bashën?! Spiropali: Po, por kam një kusht

4 Korrik 2019, 18:29 Nga DOSJA
Rama në dialog me Metën dhe Bashën?! Spiropali: Po, por kam

TIRANË– Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për mundësinë e një dialogur mes kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. 

E ftuar në studion e Mbrëmje në ABC Neës , Spiropali u shpreh se Rama do të ulej në dialog me Metën dhe Bashën, por kushti është njohja e zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Pjesë nga biseda në studio

Milori: Do të uleshit në tryezë me Metën President e Bashën, kryetar të PD? Do të ulej Rama?

Spiropali: “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”.

Milori: Nëse Meta ju fton në dialog?

Spiropali: “Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali ilir meta lulzim basha mirela milori edi rama elisa spiropali ilir meta lulzim basha mirela milori

Sondazh

Poll