Politike

“E neveritshme, poshtëruese”, Erion Braçe sulmon Metën për Reformën në Drejtësi: Të gjithë të barabartë

4 Korrik 2019, 14:37 Nga DOSJA
“E neveritshme, poshtëruese”, Erion Braçe sulmon

TIRANË– Zëvëndëskryeministri Erion Brace ka ururuar sot Shetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë. Braçe teksa uron SHBA-në ka përcjellë një mesazh dhe për politikanët shqiptarë duke vënë theksin tek Presidenti  Ilir Met.

Braçe i ka kujtuar Metës deklaratat e këtij të fundit kundër reformës në Drjetësi duke thënë se fla SHBA-ve ne sot kemi një drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Prej tre vitesh, SHBA dhe ne, po cojme perpara nje superperpjekje per te ndertuar ketu, nje sistem drejtesie qe me ne fund ben cilindo #TeBarabarte para ligjit! Kurre ne 100 vitet e fundit nuk kemi qene #TEBARABARTE. Kurre!”, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË

DREJTESI FUNKSIONALE E TE BARABARTE TANI! UROINI SHBA-te PER KETE MUNDESI!

Ne jemi nje vend i vogel, shpesh marrim vemendje per shkak te probleme qe shkaktojme, por edhe perpjekjeve te mundimshme per te ndryshuar, per te qene te bashkuar ne liri e shtet, per te qene te barabarte ne mundesi e drejtesi! Patjeter qe ne behemi te zeshem edhe kur urojme; Urojme me qef e per qef, force zakoni, por edhe me shpirt e zemer si mirenjohes!

SHBA-te marrin sot urime edhe nga ne. Ditet e Lindjes shquhen prej urimeve. Por Ditet e Lindjes vlejne si mundesi, patjeter per ate qe i mbart, por ne rastin e SHBA-ve vlejne edhe per ne qe perpiqemi duke pare e marre modelin. Flamuri Amerikan ngulet kudo e mbahet ne duar nga cilido. Po parimet qe kane bere SHBA-te? E kemi te lehte te urojme e pastaj te mbajme flamurin ne dore edhe pse kunder parimeve e vlerave te SHBA-ve.

Ai vend, ato shtete te bashkuara, per mua, vleren me te madhe kane #DREJTESINEEBARABARTE! Drejtesine para se ciles jane te gjithe te barabarte; Drejtesine qe rrezon dekretin e Presidentit mu sic i jep pafajsi qytetarit me te zakonshem ne ate vend, pa u ndikuar politikisht, pa u blere e pa e shitur vendimin e fundit!

Prej tre vitesh, SHBA dhe ne, po cojme perpara nje superperpjekje per te ndertuar ketu, nje sistem drejtesie qe me ne fund ben cilindo #TeBarabarte para ligjit! Kurre ne 100 vitet e fundit nuk kemi qene #TEBARABARTE. Kurre!

Here prej rregjimeve, pas 1990-tes prej pushtetit politik-fuqise se tij, pushtetit egzekutiv-vendimmarrjes se tij edhe per drejtesine, pushtetit te parase-magjise blerese te saj, korrupsionit nder gjyqtare e prokurore-fuqise c’nderuese te tij.

Pabarazia na ka ndare ne te lehte te ndeshkueshem dhe ne VIP-a te pandeshkueshem! Kjo eshte BABARAZIA me e neveritshme te kemi, e padrejte dhe poshteruese! Duhet te shkojme perpara tani! Duhet te marrim mundesine qe SHBA e BE na kane dhene tani, ta perdorim kunder pabarazise dhe, #DREJTESINEEBARABARTETANI! Uroini SHBA-te per kete mundesi!

Kujtojmë se SHBA sot feston 243-vjetorin e Pavarësisë. Ndërkohë që në Shqipëri është rihapur debati për Reformën në Drejtëis, ku ka qenë Ilir meta ai që ka thënë se tashme reforma është shndërruar në Ramaformë. Për këto deklarata Metën e akuzojnë si antiamerikan dhe që nuk do reformën në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace ilir meta meta brace reforma ne drejtesi erion brace ilir meta meta brace reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll