Politike

30 qershori/ KQZ s’ka drejtor IT-je, Biba sherr me Zgurin: Mua s’më hedh Perëndia në erë, jo më ti

4 Korrik 2019, 16:50 Nga DOSJA
30 qershori/ KQZ s’ka drejtor IT-je, Biba sherr me Zgurin: Mua

TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhje, ka zhvilluar sot një mbledhje ku është debatuar në lidhje me shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka qenë kryetari Klement Zguri ai që kërkoi hetim adminsitrativ për këto shifra që kanë qenë të ndryshme në raportime të ndryshme.

Kjo kërkesë është pranuar dhe nga nënkryetari Denar Biba, i cili tha se ishte dakord për këtë hetim. Por gjatë debatit është zbuluar dhe një fakt, që në KQZ nuk një drejtor në IT. Biba tha se me largimin e drejtorit të IT-së në vitin 2018, vendi i tij nuk është zëvendësuar akoma deri më tani.

Sipas nënkryetarit të KQZ-së ka qenë pikërisht drejtori i IT-së që ka zbuluar se sistemi që KQZ kishte nuk ishte i vlefshëm për zgjedhjet vendore, por vetëm për të përgjithshmet parlamentare.

“Zoti Zguri kërkon një hetim, unë personalisht jam pro. Hetimi të fillojë që në vitin 2018 kur u largua drejtori i IT-së së këtij institucioni dhe mbeti vendi vakant. dhe nuk e di pse nuk u mbush ky vend. Që në moment që ai drejtori tha, programi softëare i 2017 nuk është i përshtatshëm për klokalet vetëm për kombëtaret, duhet program i ri. Disa problematika nuk janë vetëm të KQZ. Le të bëhet ky hetim dhe të dalë gjithçka”, tha nënkryetari i KQZ.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba klement zguri mbledhje e kqz parregullsite ne zgjedhje denar biba klement zguri mbledhje e kqz parregullsite ne zgjedhje

Sondazh

Poll