Politike

30 qershori/ Gjunkshi bën denoncimin e fortë: Në dibër u aktivizuan anëtarët e “Dosjes 184” (Video)

4 Korrik 2019, 18:09 Nga DOSJA
30 qershori/ Gjunkshi bën denoncimin e fortë: Në dibër u

TIRANË– Ish deputeti i Partisë demokratike për Qarkun Dibër, Xhemal Gjunkshi është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit janë realizuar me ndihmën e personave të përfshirë në përgjimet e të ashtuquajturës “Dosja 184”.

Në një prononcim për Dosja.al Gjunkshi deklaron se zgjedhjet e të dielës ishin një farsë dhe se opozita nuk do të ndalet me aksionin e saj kundër qeverisë Rama.

Në datën 30 siç e patë dhe siç e pajnë të gnithë shqiptarët dhe dibranët nuk pati zgjedhje. Pati votime. Votime në datën 30 votimet ishin nul, siç e tregoi dhe raporti i OSBE-ODIHR, të një nga oganizatat më prestigjiozet për vlerësimin e zgjedhjeve dhe theksoi që dekreti i Presidentit është në fuqi dhe e zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese,”- tha Gjunkshi.

Opozita ka paralajmëruar se të hënën do të zhvillojë protestën e 10 kombëtare në kryeqytet. Ditën e dielë shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku Partia Socialiste garoi e vetme, pasi Opozita nuk mori pjesë. Ndërkombëtarët janë shprehur se duhet të pritet 2 muaj për të patur një raport ndërkombëtar.

Opozita i ka konsideruar nul, kurse kryeministri Edi Rama i quan fitore.

Më 30 qershor votuan 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike xhemal gjunkshi zgjedhjet e 30 qershorit xhemal gjunkshi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll