Politike

VD-Rama REFUZON të përgjigjet për njohjet e Ministrave: BE nuk është kundër inceneratorëve!

23 Shkurt 2022, 11:28 Nga DOSJA
VD-Rama REFUZON të përgjigjet për njohjet e Ministrave: BE nuk

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët ka refuzuar disa herë të përgjigjet për pyetjet që iu drejtuan nga opozita e cila përfaqësohet nga kryetarja Jorida Tabaku. Kryeministri nuk deshi të përgjigjej për njohjet e ministrave me biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa referuar pyetjes, mohoi që Bashkimi Evropian të jetë kundër ndërtimit të inceneratorëve.


Tabaku: Zoti dëshmitar, aferën e përmendët ju, nuk po flas për njerëz rruge por për ministrin, sekretarin, zv/kryeministër për zyrtarë me pushtet. Lideri nuk thotë është individuale por përgjigjet për vendimmarrjet me ndikim në buxhetin e shtetit. Kjo propagandë, këto numra kanë krijuar shoë. Unë di të dëgjoj dëshmi. Ju kërkoj të fokusohemi te çështja. Jeni në dijeni të faktit se me vendimin për ndërtimin e inceneratorëve, Shqipëria bie ndesh me BE.

Edi Rama: Aferë e përmendët ju, jo unë. Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Aferë ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në mes të fjalisë pa vetëdije. Ju thatë që unë nuk mund të them se këto gjëra janë individuale, duke folur për gjëra që i keni dëgjuar jashtëe salle. Zonja Tabaku, përshtypjet tuaja janë gjëra pa interes për mua. Nuk është sallë e mbyllur, na dëgjon publiku, më gjykon mua dhe ju. Se ku e thashë unë, është individuale kush rri me kë. S’më keni pyetur deri tani për asnjë vendim qeverie, nuk jam shmangur për asnjë vendim qeverie. Më thatë, a di gjë ti që njëri është ortak këtu apo atje. Kam përshtypjen tuaj është bisedë jashtë teme dhe e parehatshme për ju. Jo, BE nuk është kundër inceneratorëve. Kjo është përgjigjia.

Tabaku: Në tri progres-raportet e fundit, BE është shprehur me shqetësim si alternativa më pak e preferuar, është shqetësim në tri progres-raporte dhe në raportin e Bankës Botërore.

Edi Rama: Këtu ishit e saktë, thatë që BE është shprehur kundër, thatë atë që tha BE në të vërtetë. BE ka shprehur shqetësim, sepse nuk është zgjedhja më e preferuar, por çfarë do të thotë? Po të shihni, BE flet për nivelin shumë të lartë të ndarjes në burim të mbetjeve, për nivelin shumë të ulët të riciklimit. Dhe e fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, që të bëjmë marrëveshjen e fjalës, kemi ndërtuar impiante për trajtimin e mbetjeve, inceneratorët janë hallka e tretë. Janë impiante të viteve 70-80 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji. Nuk është zgjedhje e BE, sepse ndan në burim dhe riciklon masivisht, ndërkohë që edhe në vendet si Suedia apo Danimarka, impiantet janë aty dhe po ndërtohen sot e gjithë ditën.

 

Lajmi kryesor: VIDEO-LIVE: Kryeministri Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(f.g./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll