Politike

VD-‘Keni parë shumë Big Brother’/ Rama: E njoh si ministër Lefter Kokën, jo si përfitues

23 Shkurt 2022, 11:22 Nga DOSJA
VD-‘Keni parë shumë Big Brother’/ Rama: E njoh si

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me tre ish-ministrat dhe të besuarit e tij në qeveri. Gjatë dhënies së dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorëve, Rama u shpreh se Lefter Kokën, Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, i njeh si ministra të tij dhe ho si përfitues në atë që opozita e cilëson si aferën e inceneratorëve. Term për të cilin edhe Rama ka pasur rezervat e tij në përdorim gjatë marrjes në pyetje duke e cilësuar si shkelje të ligjit. Po ashtu, Rama nuk ka dhënë asnjë detaj as për njohjen e Gjiknurit me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, pasi sipas tij kjo nuk hyn në kompetencat e tij si kryeministër i vendit.


PJESË NGA MARRJA NË PYETJE E RAMËS:

A ka përfituar Lefter Koka nga kontratat koncesionare?

Edi Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. unë jam kryeministër dhe e njoh si ministrin e Mjedisit apo si pronar përfitues, ëhatever, se nuk e ndoqa dot trajektorën e komentit.

Kam 51 pyetje, ju lutem koncizë. A është Alqi Ballako ai që ka përfituar nga i ati?

Edi Rama: Përsëri më thotë që shkelët ligjit, ju nuk keni faktuar asgjë. Keni krijuar një opinin tuajin, duhet që t’I shënoni në raportin përfundimtar. Faktet janë ato që do ballafaqojmë me dokumenta. Kështu që nuk shoh asnjë lidhje mes pyetjeve dhe rolin për të cilin kam ardhur këtu.

Zoti Rama, a është Arbën Ahmetaj mik i afërt me përfituesit e inceneratorëve?

Edi Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar audiencë të madhe, madje mes nesh ka pasur që e kanë ndjekur. Se kush është miku I kujt nuk është në dispozitat e rolit të kryeministrit. Unë poi u përgjigjem si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia që të studioj miqësitë e secilit prej jush. Po shkelni ligjin. Si Rama, jam i painteresuar, se çfarë bëjë të tjerët.

E di që me batuta jeni shumë mirë. Do iu kërkoja që të vazhdojmë me pyetje që të evitojmë çdo koment. Nëse nuk përgjigjeni dot, mund të përgjigjeni kështu. Fokusohemi tek çështja. Të përqëndrojmë vëmendjen këtu. Na ndihmoni që të hedhim dritë mbi këtë aferë. A është Damian Gjinkuri, një nga pronarët përfitues?

Edi Rama: Zonja kryetare e Komisionit, zonja Tabaku, edhe njëherë, ju thashë në fillim që unë i di mirë detyrimet si dëshmitar se kam lexuar ligjin. Nuk mund të komentoni përgjigjet e mia, as si batuta dhe as si propagandë. Jam dakord që duhet të përqëndroheni tek çështja. Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur për t’u marrë me thashetheme. A di gjë filanin për filanin? Prandaj ju thashë që në fillim, doni të përqëndroheni tek çështja jo tek afera? Afera është në kokën tuaj. Afera është opinion. Do fillojmë të bëjmë debat tani. Përqëndrohuni. Kam ardhur të përgjigjem për çështjen. Unë di të përgjigjem si ta doni ju, jam këtu si dëshmitar dhe nuk ka nevojë që të më drejtoheni me tre emra. Mu drejtoni dëshmitar se s’ka ndonjë rëndësi të madhe. Nëse doni të eksportoni debatet, bëjeni po jeni në shkelje të ligjit. Unë këtu jam, nuk do të lëviz, si të doni.

LAJMI KRYESOR: Rama dëshmon në Komisionin për Inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni per inceneratoret edi rama komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll