Aktualitet

DETAJET/ Tentativa e grabitjes, autorët të pajisur me jelek fosforeshentë, punuan 20 ditë

23 Shkurt 2022, 08:31 Nga DOSJA

TIRANË– Tuneli në të cilin futesh autorët që kishin planifikuar grabitjen e bankës në bulevardin “Zogu I” në Tiranë është i thellë më shumë se 3 metra. Në brendësi të tij autorët hynin nëpërmjet një shkalle.

Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke u futur në tunel të veshur me jelekë fosforeshentë si punonjës mirëmbajtjeje që të mos binin në sy. Dyshohet që autorët mund të jenë pajisur me një hartë që i ka orientuar saktësisht ku duhet të ndërhynin në tunel për të mbërritur tek banka.

Autorët kanë punuar rreth 20 ditë, periudhë në të cilën kanë mundur të çajnë betonin në një diametër rreth 1 metër kanë depërtuar në një shtresë me gurë dhe tani po gërmonin dheun. Inertet i shpërndanin përgjatë tunelit ekzistues të betonuar. Nuk dihet nëse kanë pasur informacion edhe për planimetrinë e bankës të cilën synonin të grabisnin.

Ditën e djeshme u zbulua tentativa e grabitjes së një banke në bulevardin ‘Zogu I’. Persona ende të paidentifikuar gërrmuan disa ditë me radhë për grabitjen e bankës pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku u gjet edhe një armë zjarri. Autorët të cilët janë shpallur në kërkim, kishin nisur gërrmimin në kanalet e ujrave të zeza duke hapur një tunel 200-300 metra të gjatë, për të arritur futjen brenda bankës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e bankes ne tirane tirane grabitja e bankes ne tirane tirane

Sondazh

Poll