Aktualitet

143 kg kokainë në Portin e Durrësit me foton e ESCOBAR, lirohet nga burgu Xibraku

23 Shkurt 2022, 08:04 Nga DOSJA
143 kg kokainë në Portin e Durrësit me foton e ESCOBAR, lirohet

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Klajdi Xibrakun, të riun e akuzuar për trafik droge nga Ekuadori. Ai u vu në pranga pas zbulimit të sasisë së drogës në Portin e Durrësit. Tashmë me vendim të Apelit, Xibraku është i lirë duke qenë se nuk ka prova të mjaftueshme për të motivuar heqjen e lirisë.

Xibraku, administratori i firmës “Massabi Fruits” u paraqit në 2021 në Portin e Durrësit për të zhdoganuar konteinerin dhe pas zbulimit të lëndës narkotike u vu në pranga. Bashkë me të u shoqëruan në atë kohë edhe punonjës të tjerë të kompanisë. Gjatë seancave gjyqësore, Xibraku ka mohuar lidhjet me trafikun e drogës.

Droga u gjet mesditën e 10 prill 2021. 143 kg kokainë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me kodet e mbishkruara si “më e mira”; “Vëlla” dhe foton e Pablo Escobar. Pas zbulimit të lëndës narkotike, u arrestuan Xibraku dhe Peti, administratorët e kompanisë.

Erion Peti dhe Xibraku kanë hapur kompaninë Masabi Fruits më 20 prill 2018, ndërkohë që një ditë më vonë u regjistrua edhe subjekti Exoalmax me pronar Selim Çekaj, të cilit gjithashtu në konteinierët me banane iu gjetën 49 kg kokainë. Selim Çekaj është babai i biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë tjetër “Arbri Garden”, e cila solli në Shqipëri në shkurtin e vitit 2018 nga Ekuadori 613 kg kokainë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi xibraku klajdi xibraku

Sondazh

Poll