Aktualitet

Aksion BLIC në Tiranë/ “Shqiponjat” kapin 24-vjeçarin, i gjejnë armën dhe fishekët në mjet

23 Shkurt 2022, 07:32 Nga DOSJA

TIRANË– Një person është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me armë zjarri me vete. Policia informon se në pranga ka përfunduar 24-vjeçari Enea Canameti. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak. I riu do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

NJOFTIMI:

Kontrolle në automjete dhe ambiente të ndryshme, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme. Si rezultat i kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion luftarak.Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, në rrugën “Siri Kodra”, është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin E. C., 24 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane enea canameti tirane arrestim ne tirane enea canameti tirane

Sondazh

Poll