Aktualitet

Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj, Agaçi e Gjiknuri, Bllako refuzon (Rastësitë dhe debatet)

22 Shkurt 2022, 08:36 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Dëshmon Veliaj, Agaçi e Gjiknuri, Bllako refuzon

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka mbyllur procesin e marrjes në pyetje të të gjithë dëshmitarëve, përveç kryeministrit Edi Rama që pritet të ulet nesër në orën 12:00 përballë kryetares Jorida Tabaku. Seanca e sotme, gjithashtu maratonë nis me përplasje të forta teksa në pyetje merrej kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku nisi seancën me pyetjen nëse i njihte, apo kishte takuar ndonjëherë pronarët e incineratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Por në fakt, Veliaj iu kthye duke shtuar se personat e lart përmendur i njeh nga portalet ku i ka parë në një foto në Zimbabve me përfaqësuesin e PD, Gerd Bogdani. Debati shpërtheu kur Tabaku i kërkoi kryebashkiakut bazën ligjore të vendimit ku është shprehur pro inceneratorit të Tiranës. E pikërisht në këtë moment Veliaj ka përmendur ish-kryebashkiakët e PD në Vorë dhe në Kavajë. Po ashtu, ndër të tjera Veliaj deklaroi se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për institucionin që drejton, ndërsa theksoi se ka rënë dakord vetëm në parim. Më pas, sipas tij ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin. Duke pretenduar të kundërtën për dy ish-kryebashkiakët e PD-së, duke sulmuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

Por, Tabaku tha se Veliaj gënjeu nën betim, pasi sipas parashikimit të këtij ligji, ai nuk ka këtë kompetencë për të firmosur shkresën ku shprehet pro incineratorit, duke kërkuar që të nënshkruhet prova nga stafi. Lidhur me dherat tek incineratori i Sharrës, kryebashkiaku i Tiranës tha se kjo ishte një marrëdhënie mes ndërtuesve dhe kompanisë së incineratorëve, një marrëdhënie private që nuk ka lidhje me Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, Tabaku e akuzoi se nuk ka një vendim të Këshillit Bashkiak për këtë çështje, ndërsa nuk kanë munguar as debatet dhe ofendimet personale. Por puna e Komisionit Hetimor nuk përfundon me Veliajn. Pas tij ka nisur marrjen në pyetje edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi përsëriti në Komision se nuk njeh asnjë, nuk ka dijeni për shumëçka dhe kompetencat e tij janë të kufizuara. Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me asnjë nga biznesmenët e shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve si dhe ka shpallur moskompetencë për shumë nga çështjet që u pyet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. I pyetur nëse ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama apo lobim nga ana e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për miratimin e përshpejtuar të procedurave, Agaçi e mohoi një gjë të tillë. Prerë Agaçi tha se nuk kishte dijeni.  Agaçi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e opozitës që konstatoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 procedura brenda ditës për inceneratorin e Elbasanit në një mbledhje. I pyetur edhe se sa miratime janë dhënë brenda ditës, Agaçi shtoi e kishte të pamundur të dinte një informacion si ky, pasi për shkak të fluksit të punës, memorien e ka të konsumuar. Edhe për inspektimin financiar në Inceneratorin e Elbasanit, Agaçi tha se nuk ka dijeni.

Pas Agaçit në seancë hyri Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i Përtisë Socialiste. Në dëshminë e dhënë për tre orë rresht Gjiknuri deklaroi se nuk ka marrë asnjë përfitim financiar nga kontratat e bëra me incineratorët. Gjiknuri tha se gara të tilla janë publike dhe se sipas tij këto gara janë mbret i gjithçkaje. Marrja në pyetje e Gjiknurit u shoqërua me batuta të shumta e të qeshura në Komision. Demokratja Ina Zhupa e konsideroi një ‘tërmet’ rrëfimin e tij, pasi të gjitha takimet dhe lejet e dhëna kundrejt të shpallurve në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja, sipas Gjiknurit ishin në rastësi e madhe. Ish-ministri pranoi njohjen me Zoton, ndërsa Mërtirin tha se e njeh vetëm si fytyrë. Por, Tabaku i tha se e kishte pasur shok klase, pasi kështu kishte deklaruar edhe vetë në Kuvendin e Shqipërisë. Gjiknuri u përpoq ta zbuste sërish situatën duke folur për filma, por nuk zgjati shumë. Dhurata Çupi ndërhyri e kërkoi llogari. Deputeti Lefter Gështenja e pyeti gjithashtu për një leje që ish-ministri socialist kishte dhënë duke lëjë dy palë në gjyq në Batërr të Martaneshit, por Gjiknuri nuk diti të përgjigjej. Pas tij radha i erdhi deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ishte përpgatitur për të mbajtur një deklaratë për shtyp. Ai tha se kërkonte të tregonte anën e tij të ngjarjes pasi është ndjerë i përbaltur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku. Duke refuzuar të dëshmonte me argumentin se ishte pyetur nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), Bllako kërkoi të mbante një fjalë, kjo gjë nuk iu lejua nga Tabaku dhe ai u largua. Edhe sot mungoi gazetari Artna Rama. Socialistët argumentuan se një person në konflikt interesi nuk mund të pyetej duke qenë se ai është paditur nga pronarët e kompanive që kanë marrë përsipër inceneratorët dhe marrja në pyetje nuk u zhvillua.

Edhe ditën e djeshme, Komisioni zhvilloi seancë maratonë, për më shumë se 13 orë. Mbledhja e Komisionit Hetimor nisi rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës, ku për më shumë se 13 orë dëshmuan mbi aferën e inceneratorëve zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Mbledhja u shoqërua me debate e tensione të forta, ku u paraqitën për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

3 orë! Rastësitë e batutat e Gjiknurit shkaktojnë ‘tërmet’ në komision (kritika e vetme)

“Jam përbaltur”, Bllako largohet nga Komisioni, Tabaku: S’e përdorni dot si foltore

Alqi Bllako refuzon të dëshmojë para Komisionit për Inceneratorët: Jam pyetur nga SPAK

Gazetari Artan Rama nuk lejohet të dëshmojë në Komisionin Hetimor, Felaj lexon shkresën

Gështenja kërkon licencën: Asnjë nga këto kompani s’e ka. Gjiknuri: S’i bëra unë kriteret

“Agimi, miku demokrat”, Gështenja nxjerr SMS, Gjiknuri shkrihet së qeshuri: Kërshëri

“E bëtë tërmet”, plasin batutat në Komision, Gjiknuri: Jeni ndarë në brava e anti-brava

“As në telebingo s’qëllon kështu”, Çupi ngre tonet, Gjiknuri: Një grusht biznesmenësh janë…

Gjiknuri nis e flet për filma në komision, Tabaku: Shoku juaj përfundoi në burg…

Tabaku nxjerr dokumentin, Gjiknuri i jep leje minerare shoqërisë së 3 të shumëkërkuarve

PD i nxjerr VIDEON: Gjiknuri gënjeu në Komision, Mërtirin e ka pasur në shkollë

‘Nxehet’ Gjiknuri me Opozitën: Po bëni autogol, kush ju këshillon?

Ironi në Komision, Bushati-Gjiknurit: Qenkeni familjar me kontratën, e shoh nga buzëqeshja

Inceneratori i Elbasanit, Gjiknuri: ERE s’ka caktuar çmim për shkak të ngarkesës

‘Skenë krimi’, Gjiknuri citon Opozitën, debat në Komision, Felaj: Lëreni të përgjigjet

Komisioni në ‘tallava’,Bardhi i çon sms Tabakut: Thuaji Gjiknurit që më ke thënë ndryshe…

A e njeh Zoton e Mërtirin? Gjiknuri: Jeta më ka bërë të kem shumë njohje…edhe Bashën!

Del në Komision Dokumenti për “Elbasanin”, Agaçi: Nuk kam dijeni

A ka lobuar Ahmetaj për koncensionet? Agaçi: Kurrë

DEBATET/Bushati-Agaçit: Sa miratime dhatë brenda ditës? Sekretari: E kam të pamundur ta di

A ka lobuar Ahmetaj për koncensionet? Agaçi: Kurrë

VD-‘Kërcënon’ Bushati: Do i them Agaçit t’ju japë urdhër të mos flisni (Ndërhyn Denaj)

Ministrat udhëtime me Mërtirin e Zoton? Agaçi: Flas për veten, s’përgjigjem për ta e Ramën

17 procedura në 1 ditë! Agaçi ‘qep gojën’: Jashtë kompetencave të mia, lloj lloj shpifjesh

S’bien dakort me kompetencat! Tabaku debaton me Agaçin: I kam të shkruara këtu

Dëshmon Ëngjëll Agaçi: Nuk e kam njohur kurrë Mërtirin, Gugallen e Zoton

Rinis Komisioni Hetimor për Inceneratorët, pritet të dëshmojë Agaçi

Veliaj doli blof me gënjeshtrën për inceneratorin e Tiranës, reagimet: SPAK ta prangoste

Inceneratori i Tiranës/ Veliaj mashtroi, dha “ok” 6 muaj para Ministrisë së Mjedisit

Dëshmon Ëngjëll Agaçi: Nuk e kam njohur kurrë Mërtirin, Gugallen e Zoton

Rinis Komisioni Hetimor për Inceneratorët, pritet të dëshmojë Agaçi

Inceneratorët/ Këlliçi: Pse s’keni pyetur Këshillin bashkiak? Veliaj e pranon, justifikohet

Inceneratorët/ Veliaj-Tabakut: Merrni pyetje nga telefoni. Kryetarja E turpshme, garda…!

Inceneratorët/ Veliaj: S’i ndaj përgjegjësitë me Ramën! S’jam si ju që shisni drejtuesit…

“Ju jeni stallë me lepuj”, Veliaj-Tabaku: Je ndërtuese. Kryetarja: Turp! Xhaxhai ka vdekur

Veliaj s’përmbahet: Jorida! Mos bërtit më, do bëhesh me tiroide, Tabaku: Po ofendon zonjat

Veliaj kalon çdo cak,kapet me Tabakun: Po të kishit respekt s’do ia vidhnit votat Olldashit

Dhëmb për dhëmb! Veliaj e Tabaku sherr për inceneratorët, kryetarja: Gënjeve në dëshmi!

Inceneratorët/Veliaj s’pranon:Kam folur në emër të Bashkisë,jo qarkut. Isa Sakja, mavria…

Inceneratorët/ Plasi! Tabaku pyet për landfillin e Sharrës, Veliaj: S’dalloni Bashkinë

Batuta hidh e prit!Tabaku pyet:Njiheni me Mërtirin, Zoton e Gungalljan? Veliaj:Nga portalet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike damian gjiknuri engjell agaci erion veliaj komisioni hetimor per inceneratoret damian gjiknuri engjell agaci erion veliaj komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll