Sport

Inter buzëqesh, Brozovic rinovon kontratën. Mesfushori kroat deri në vitin 2026 zikaltër…

22 Shkurt 2022, 15:52 Nga DOSJA
Inter buzëqesh, Brozovic rinovon kontratën. Mesfushori kroat deri

ITALI – Pas humbjes së vështirë në shtëpi ndaj Sassuolos, ka edhe një mënyrë për t’i buzëqeshur Interit. Mësohet se është arritur marrëveshja dhe rinovimi i kontratës edhe për katër vite të tjera me Marcelo Brozovic, i cili zgjat kontratën me Interin deri në vitin 2026.

Kroati, i cili iu bashkua Interit në vitin 2015, të cilit do t’i përfundonte marrëveshja në qershor, do të marrë 6 milionë në sezon.

Marotta konfirmoi marrëveshjen: “Së shpejti do të nënshkruajmë kontratën”.

Siç theksoi drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta, nënshkrimi bardhezi mungon, por rinovimi zyrtar është vetëm një formalitet për Brozovicin, i cili me periudhën katërvjeçare blindon më shumë mesfushën e skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport interit të simone inzaghi iu bashkua interit në vitin 2015 kontratën me interin marcelo brozovic interit të simone inzaghi iu bashkua interit në vitin 2015 kontratën me interin marcelo brozovic

Sondazh

Poll