Aktualitet

EMRAT/ Mbrojtën shtëpitë e tyre, Goci: 5 qytetarë janë futur në burg

22 Shkurt 2022, 20:56 Nga DOSJA
EMRAT/ Mbrojtën shtëpitë e tyre, Goci: 5 qytetarë janë

TIRANË- Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka bërë me dije se 5 qytetarë që kanë mbrojur banesat e tyre nga shembja janë arrestuar. Me anë të një postimi në Facebook, Goci shkruan se teksa kryebashkiaku Erion Veliaj del si i b ukur në TV, qytetarët e arrestuar do kalojnë 72 orë brenda në burg si kriminelë, pasi mbrojtën shtëpitë e tyre.

Postimi i Plotë:

Nderkohe qe Erion Veliaj shpotit si i bukuri shejtan neper inskenime mediatike, 5 qytetare fare te pafajshem dhe ne drejte te Zotit per te mbrojt pronen, po kalojne 72 ore ne qelite e regjimit. Te mbajne 6 muaj me terror e frike, te prishin shtepine dhe pastaj te kalbin ne burg.
Gjejeni se ç’mund te beje nje kriminel qe te troket ne dere me shume se kaq..
Ndue Marku
Mirash Marku
Agim Marku
Gjin Nikolli
Laureta Nikolli
Gjenden ne qeli, ata nuk do gezojne lirine per 72 ore, po rreziku eshte qe te kalojne disa qindra ore te tjera. Shtepine e kane te shkaterruar, femijet rrugeve, jane pa strehe, pa asnje forme asistence, sepse prishja e shtepise per keta eshte çeshtje procedure. Ndaj ju ftoj per solidaritet njerezor per ta, nuk po kerkoj qendrime juridike apo politike ne favor, thjesht solidaritet njerezor. U bej thirrje mediave dhe gazetareve qe ta ndjekin çeshtjen e tyre, vemendja ndaj tyre do rrise pergjegjesine e atyre qe do i bien çekiçit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 qytetare ne tirane erion veliaj ervin goci arrestohen 5 qytetare ne tirane erion veliaj ervin goci

Sondazh

Poll