Art&Argëtim

Iliri refuzon Donaldin: Kam nismat e mia, ka kush ngre tulla e kush u jep njerëzve të hanë

22 Shkurt 2022, 17:43 Nga DOSJA
Iliri refuzon Donaldin: Kam nismat e mia, ka kush ngre tulla e kush u jep

TIRANË– Fituesi i “Big Brother VIP”, balerini Ilir Shaqiri ka refuzuar ftesën e aktorit të humorit Donald Veshaj për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Shaqiri i uroi shumë suksese Donaldit, por shtoi se ai ka nismat e veta që kanë të bëjnë me artin dhe jo me tullat apo ushqimin. Shaqiri shtoi se synon të hapë një një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësinë për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali e që ai do t’i sjellë në Shqipëri.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj që secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art. Qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësinë për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali. Unë dua t’i sjell këtu,”-tha Iliri.

Donaldi publikoi një video pas daljes nga Big Brother VIP ku ftonte Shaqirin që të bashkëpunonte me të në nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi. Aktori dëgjohet të thoshte se 100 mijë euroshin nuk e fitoi, por që të njëjtën shumë parash do ta përdorte për bamirësi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz donald veshaj ilir shaqiri donald veshaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll