Art&Argëtim

Përplasja me Betatrixën, Bodinaku: S’ka asgjë për t’i thënë, ishte një situatë e stisur

22 Shkurt 2022, 17:18 Nga DOSJA
Përplasja me Betatrixën, Bodinaku: S’ka asgjë për

TIRANË– Opinionisja e “Big Brother VIP” Balina Bodinaku ka folur sërish për përplasjen që pati me këngëtaren Beatrix Ramosaj për të cilën shkruante se kishte shkuar me të dashurin për pushime në Dubai. Në një prononcim për “Shqipëria Live”, Bodinaku tha se nuk ka më asgjë për t’i thënë këngëtares në fjalë.

“Jo nuk kam pasur asnjë komunikim me Beatrix-ën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën nuk ishte një komunikim me Beatrix-ën. Sigurisht që unë do kisha pritur fillimisht që të kishte patur një komunikim me mua personalisht. Dua ta shikoj Beatrix-ën jashtë kësaj gjëje. Në të njëjtën mënyrë siç më ka implikuar mua e ka implikuar dhe atë. Megjithatë unë nuk kam pasur një komunikim me Trixën. Nëse ajo do ta donte pse jo, por në këtë pikë gjërat që kisha për t’i thënë ia kam thënë. Besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar që ka qenë një situatë më shumë e stisur sesa ç’duhet,”- tha ajo ndër të tjera.

Opinionistja pati një përballje me Trixën virtualisht. Këngëtarja publikoi një foto ku shihej një bisedë e bërë mes Bodinakut dhe një tjetër personi ku shkruhej se Trixa ka ikur me pushime në Dubai me të dashurin e saj pas daljes nga Big Brother. Opinionistja nuk e mohoi bisedën, por pretendoi se i ishte shkelur privatësia.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz balina bodinaku beatrix ramosaj balina bodinaku beatrix ramosaj

Sondazh

Poll