Art&Argëtim

Mori fund? DYSHIMET që Trixa hoqi ‘dorë’ nga Donaldi, këngëtarja: Ishte e rremë

22 Shkurt 2022, 13:20 Nga DOSJA

TIRANË-Festa e Top Channel për finalizimin e Big Brother VIP i dha fund lidhjes së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt. Çifti nuk u pa në asnjë moment në shoqërinë e njëri-tjetrit ç’ka nxiti fansat të mendojnë se lidhja e tyre ka marrë fund. Trixa jo vetëm që u paraqit me vones në ‘afterparty’-n e organizuar, madje u shoqërua nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Këngëtarja nuk ka qëndruar pa reaguar, e cila me anë të një story në Instagram ka shkruajtur:

“Jo histori të rreme (duke i vendosur kryq fjalës ‘jo’). Ja ku e keni, tani e rregullova.”

Sikur të mos mjaftonte kjo, Beatrix ka vendosur që të mos e ketë më ‘folloë’ në Instagramin e saj Donaldin dhe Romeon, ndërkohë që këta të fundit e ndjekin ende këngëtaren.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj beatrix ramosaj donald veshaj

Sondazh

Poll