Art&Argëtim

Data 22/02/2022! Ndodh vetëm një herë, cili është kuptimi i saj

22 Shkurt 2022, 09:42 Nga DOSJA
Data 22/02/2022! Ndodh vetëm një herë, cili është

TIRANË- Sot, 22 shkurt 2022, kjo datë ndodh vetëm një herë në jetë, kur numrat e datave rreshtohen si 22/02/2022.  Kjo datë quhet simetrike ose palindrome sepse numrat lexojnë njësoj prapa dhe përpara. Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur këtë datë të veçantë.

Edhe pse nuk ka asnjë rëndësi historike, por është fakt që ky formacion i veçantë për numrin 2 do të bëhet sërish vetëm pas 200 vitesh. Sipas astrologjisë, “numri 2 nënkupton bashkimin e dy njerëzve ose dy ideve dhe është një ditë për bashkëpunimin dhe komunitetin”.

Herën e fundit që ka ndodhur një datë me numra të njëjtë ka qenë më 11 janar 2011, dmth 11/1/11 dhe hera tjetër do të ndodhë sërish pas 11 vitesh më 3 mars 2033, pra 3-3-33.

Shumë njerëz anembanë botës kanë plane të veçanta për të festuar këtë ditë një herë në jetë. Sipas gazetës The Star, qindra çifte në Malajzi kanë plane të lidhin kurorë më 22/2/22.

Marrë nga Neës18 

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete 22/2/22 astrologji data 22/2/22 astrologji data

Sondazh

Poll