Art&Argëtim

Balina Bodinaku flet për sherrin e bujshëm me Fifin: Ishte një rrëmujë…

22 Shkurt 2022, 16:07 Nga DOSJA
Balina Bodinaku flet për sherrin e bujshëm me Fifin: Ishte një

TIRANE- Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku ka rrëfyer sot për herë të parë momentin më të vështirë gjatë spektaklit. Ajo ka thënë se debati me Fifin dhe momenti kur këngëtares i ra të fikët, ka qenë momenti m ëi vështirë. Në “Shqipëria Live”, Balina tha se nuk e priste, por nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo që ka ndodhur.

“Ka pasur disa momente të vështira. Do veçoja situatën me Fifin. Sepse ishte shumë herë më komplekse sesa thjesht një debat apo përplasje mendimesh të ndryshme. Ishte një situatë që përfshinte edhe një gjendje shëndetësore. E ndodhur papritur në një transmetim ‘live’. Ka qenë një rrëmujë ndjesish. Ne momentin e parë nuk e kuptova qartë. Në ato pak sekonda duhet të mblidhja mendimet dhe sigurisht që ndihesh keq. Pasi edhe ai person u ndje keq në përballje me ty. Unë mendoj që nuk do kisha ndryshuar asgjë, sidomos tani që jam më e qartë për atë çfarë ndodhi dhe çfarë realisht kisha thënë. Ishte thjesht një analizë një koment që unë kisha parë në shtëpi. Ne si opinionist atje nuk është se ishim gjykatës. Ne nuk gjykonim njeri.” – u shpreh Balina.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz balina bodinaku fifi balina bodinaku fifi

Sondazh

Poll