Bota

Trupat ruse në Ukrainë, Kosova: Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri

22 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
Trupat ruse në Ukrainë, Kosova: Bota e lirë duhet t’i

PRISHTINË – Ministria e Jashtme e Kosovës dënoi hyrjen e trupave ruse djenë mbrëmje në lindje të Ukrainës. Në deklaratën zyrtare, Ministria konfirmon mbështetjen e saj për Ukrainën. Gjithashtu, sjellja e Putin konsiderohet si luftë kundër demokracive paqësore. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në emër të shtetit që përfaqëson ka kërkuar nga mbarë bota që të përgjigjet me masa të ashpra sjelljeve të Rusisë.

DEKLARATA E MINISTRISë Së PUNëVE Të JASHTME:
Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vite. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij.

Kosova ?? stands ëith Ukraine ?? against Russia’s outright aggression. Putin is once again ëaging ëar against a peaceful democracy. He has been ëaging hybrid ëars against democracies across Europe for many years. The free ëorld must respond to Putin and his proxies ëith resolve.

— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) February 22, 2022

LAJMI KRYESOR: Konflikti Rusi-Ukrainë/ Putin urdhëron ushtrinë të avancojë, Berlini mbyll gazsjellësin

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll