Bota

Erdogan sulmon Rusinë: Pavarësia e Luhanskut dhe Donbasit, veprim i papranueshëm

22 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA
Erdogan sulmon Rusinë: Pavarësia e Luhanskut dhe Donbasit, veprim i

ANKARA – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e konsideroi si të papranueshëm vendimin e djeshëm të homologut të tij rus Vladimir Putin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donbasit në lindje të Ukrainës. Në dalje për televizionin shtetëror të Turqisë, Erdogan u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të gjejnë mirëkuptimin mes tyre dhe të respektohen ligjet ndërkombëtare. 

“E konsiderojmë këtë vendim të Rusisë si të papranueshëm. U kërkojmë të gjitha palëve që të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë ligjet ndërkombëtare nga të gjitha palët”, dha qëndrimin e tij Erdogan për pavarësinë e Luhanskut dhe Donbasit.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, ai u vetëofrua si ndërmjetësues mes Putin dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski për të zgjidhur krizën mes dy vendeve me bisedime nëpërmjet një samiti në Ankara.

LAJMI KRYESOR: Situatë kritike/ Vriten dhe dy ushtarë ukrainas, Perëndimi gati sanksionet ndaj Rusisë

Burimi: Swiss info

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan konflikti rusi-ukraine erdogan konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...