Bota

Aleati i Putin, Vuçiç: Kriza e Ukrainës mund të përhapet në Ballkan, ushtria të jetë gati

22 Shkurt 2022, 11:42 Nga DOSJA
Aleati i Putin, Vuçiç: Kriza e Ukrainës mund të

MONAKO – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se pasojat e konfliktit Ukrainë-Rusi mund të përhapen dhe në pjesë të tjera të Europës, sidomos edhe në rajonin e Ballkanit. Gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos, lideri i shteti serb tha se Serbia ndodhet nën presion të madh për të pranuar zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas dërgimit të trupave ruse në lindjetë Ukrainës.

“Po përballemi me sfida të mëdha politike, ekonomike dhe të sigurisë. çfaë kam përjetuar në këto 3 ditët e fundit tregon se nuk do të jetë e lehtë për Serbinbë. Mund ta imagjinoni se çfarë presioni do të ketë mbi Serbinë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë. Kam marrë dhe telefonata për këtë çështje”, shtoi Vuçiç.

Më tej, ai bëri me dije se ka urdhëruar angazhimin e forcave të armatosura serbe për të qenë në gadishmëri për çdo moment të papritur. Vuçic theksoi se tashmë njerëzit e kanë kuptuar që paqja nuk mund të falet.

“Si Komandanti Suprem urdhëroj që të gjithë anëtarët e Ushtrisë Serbe dhe pjesëtarët e forcave të policisë së bashku me njësitë speciale të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme duke vazhduar të investojnë dhe të përkushtohen në pajisje dhe armatime, sepse sot shumë njerëz nuk mendojnë më se paqja mund të falet”, deklaroi presidenti serb.

Ai paralajmëroi gjithashtu se efektet e konfliktit Rusi-Ukrainë mund të përhapen dhe në pjesë të tjera të Europës, veçanërisht në rajonin e Ballkanit.

“Ekzistojnë shqetësime të mëdha se gjithçka mnd të përhapet në pjesë të tjera të Europës, veçanërisht në Ballkan”, përfundoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

LAJMI KRYESOR: Situatë kritike/ Vriten dhe dy ushtarë ukrainas, Perëndimi gati sanksionet ndaj Rusisë

Burimi: Euronews Serbia

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic konflikti rusi-ukraine aleksander vucic konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...