Bota

VD/ “PINCË” para Putin, shefi i shërbimit sekret as gëk, as mëk, presidenti: Flisni qartë!

22 Shkurt 2022, 12:25 Nga DOSJA
VD/ “PINCË” para Putin, shefi i shërbimit sekret as

MOSKË – Mbledhja e djeshme e Këshillit të Sigurisë së Rusisë ka ofruar pamje interesante. Presidenti rus Vladimir Putin vendosi në mbrëmje njohjen e pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit, por përpara se ta merrte këtë vendim, ai e diskutoi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.

Teksa i drejtohet shefit të shërbimit sekret Sergei Naryshkin të shprehet nëse është pro njohjes së pavarësisë së këtyre dy zonave separatiste të Ukrainës Lindore, Naryshkin thotë se dëshiron një gjë të tillë. Por, Putin nuk i ka pëlqyer kjo përgjigje duke kërkuar reagim të prerë nga vartësi i tij. Ky është përgjigjur me vështirësi duke belbëzuar përgjigjen “po”.

Dialogu Putin-Naryshkin

Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?

Naryshkin: Unë do…

Putin: E dëshironi apo e përkrahni?

Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Rusisë.

Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?

Naryshkin (belbëzon): Po.

Смотреть на Нарышкина спокойно невозможно, конечно pic.tëitter.com/VvBGQA9kOI

— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 21, 2022

Burimi: Business Insider

LAJMI KRYESOR: Situatë kritike/ Vriten dhe dy ushtarë ukrainas, Perëndimi gati sanksionet ndaj Rusisë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...