Bota

Situata drejt ekstremit, ministri i jashtëm kinez bisedë me Blinken: Duhet dialog

22 Shkurt 2022, 12:10 Nga DOSJA
Situata drejt ekstremit, ministri i jashtëm kinez bisedë me Blinken:

PEKIN – Kina kërkon që Perëndimi dhe Rusia të gjejnë gjuhën e qetësisë pas rritjes së tensioneve të vazhdueshme mes dy palëve. Ministri i Jashtëm i kinez Wang Yi bisedoi dje në telefon me homologun amerikan Antony Blinken. Ai bëri thirrje që të respektohen parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Më tej, Yi bëri apel që gjendja të qetësohet dhe t’i jepet përparësi dialogut.

“Shqetësimet legjitime për sigurinë për çdo vend të botës duhet të respektohen dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara duhet të zbatohen. Të gjitha palët të njohin rëndësinë e implementimit të parimeve të pandashmërisë së sigurisë, qetësimit të situatës dhe zgjidhjes së problemeve nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve”, tha ministri i Jashtmëm i Kinës Yi.

Biseda u krye pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të dërguar trupa ushtarake në Luhansk dhe Donbas në lindje të Ukrainës pasi firmosi njohjen e tyre si shtete të pavarura.

LAJMI KRYESOR: Situatë kritike/ Vriten dhe dy ushtarë ukrainas, Perëndimi gati sanksionet ndaj Rusisë


Burimi:Russia Today

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti rusi-ukraine wang yi antony blinken konflikti rusi-ukraine wang yi

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...