Bota

“Dridhet” Putin, i vjen e “keqja” nga Kosova! Enver Hoxhaj-Kurtit: Vendosi sanksione Rusisë

22 Shkurt 2022, 11:14 Nga DOSJA
“Dridhet” Putin, i vjen e “keqja” nga Kosova! Enver

PRISHTINË- Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që t’i përcjellin me vëmendje zhvillet në Ukrainë. Kjo pasi Rusia njohu si shtete të pavarura dy rajone në Ukrainë, Donetsk dhe Luhansk, dhe pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në territorin e këtyre dy rajoneve.

“Ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës për shkak të historisë dhe kauzës sonë të drejtë duhet të jemi solidar në këto momente me Ukrainën, me popullin i saj që po e mbron lirinë, që po e mbron pavarësinë e saj. Në këtë drejtim mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet me i përcjell ngjarjet në Ukrainë. Nëse ka nevojë mendojë që në një të ardhme të afërt të miratojë një rezolutë dhe i ftojë të gjitha partitë politike që ta bëjnë një gjë të tillë. Ky është hapi i parë”, ka thënë ai.

Më tej, Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës duhet edhe ta mbledh Këshillin Kombëtar të Sigurisë pas rrezikut që i kanoset nga Rusia.

“Hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë e këtij fronti të dytë në Ballkan dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nëse është mbledh edhe s’ka nevojë me tregu”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka kërkuar nga Qeveria që t’i vendos sanksione Rusisë në rast se një gjë të tillë e bëjnë sot ShBA-të dhe BE-ja.

“Hapi i tretë është që nëse sot ShBA-të dhe BE, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendos sanksione ndaj Federatës Ruse sikurse kur kemi bërë në vitin 2014 kur është aneksuar Krimeja”, tha ai.

Marrë nga Gazeta Express

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj konflikti rusi-ukraine enver hoxhaj konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...

Bota 22 Shkurt 2022, 08:12

Vazhdon dialogu Kosovë-Serb

BRUKSEL- Të martën në Bruksel zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.Burimet e Bashkimit Evropian kanë k...