Aktualitet

U plagos sot në Mamurras, Gentian Diva vëllai i njërit prej autorëve të atentatit në 2020

22 Shkurt 2022, 07:48 Nga DOSJA
U plagos sot në Mamurras, Gentian Diva vëllai i njërit prej

TIRANË– Një prej personave i përfshirë në plagosjen e dyfishtë në Mamurras është familjar me një person të njohur për botën e krimit në Shqipëri. Të plagosur mbetën Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras. Gentian Diva raportohet se është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.

PËRSE U ARRESTUA ENVER DIVA?

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan më 17 qershor si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020. Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurrasi para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit. Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.

Të shtëna në Mamurras, identifikohen autorët dhe të plagosurit, mister motivi (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian diva plagosje ne mamurras gentian diva plagosje ne mamurras

Sondazh

Poll