Aktualitet

PROFIL: U plagos për një vajzë në Mamurras, kush është Diva? I dënuar për vrasje, ARRATISJA

22 Shkurt 2022, 13:03 Nga DOSJA
PROFIL: U plagos për një vajzë në Mamurras, kush

TIRANË– Gentian Diva, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Mamurras, rezulton me precedent penal. Në vitin 2000, Diva ka grabitur dhe ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur një shofer në Mamurras. Ai u arrestua në atë kohë së bashku me Arben dhe Nazmi Divën si dhe me Astrit Lleshin. Këta persona sipas policisë, në urën e Drojës në Mamurras, kanë grabitur me armë duke lënë të vdekur shoferin e një kamioni që udhëtonte drejt Kukësit.

Për këtë krim ai u mbajt fillimisht në komisariatin e Lezhës, aty ku dhe u arratis në vitin 2009. Në atë kohë vetëm 21-vjeç, Diva i dënuar me 25 vite heqje lirie u arratis nga dhomat e izolimit të Komisariatit të Lezhës, duke u larguar nga dhoma e ajrimit në pjesën e mbrapme të Komisariatit ku gjendej bashkë me 4 të burgosur të tjerë.

Pamjet u ndanë në atë kohë nga Tvklan.

Diva së bashku me nipin e tij mbetën të plagosur për shkak të një konflikti që nisi për shkak të një vajze. Konflikti ka nisur pasi dy kushërinjtë Kastriot e Armando Lleshaj kanë ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e të plagosurve. Duke i dalë në mbrojtje, fillimisht dy grupet kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin, e më pas, pikërisht në momentin kur Gentian Diva me nipin e tij Andin dhe 39-vjeçarin Andi Skonja po largoheshin me makinë, kushërinjtë i qëlluan me armë zjarri.

LAJMI KRYESOR:Për një vajzë!/Përplasje me armë në Mamurras,2 të plagosur rëndë! 1 i prangosur,2 në kërkim

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian diva plagosje ne mamurras gentian diva plagosje ne mamurras

Sondazh

Poll