Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje! Arrestohet shefja e IMT-së, shpallet në kërkim biznesmeni

22 Shkurt 2022, 08:42 Nga DOSJA

SARANDË– Kryeinspektorja e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Romina Pulaj është arrestuar nga policia. Pulaj ra në pranga pasi gjatë hetimeve të kryera u konstatua se ajo ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e një pallati 7 katësh, i cili rezulton se nuk kishte leje ndërtimi të lëshuar nga bashkia Sarandë. Operacioni për arrestimin e saj u krye nga komisariati i Policisë dhe Prokuroria e qytetit, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmenin, 66-vjeçar Tando Papuçi. Mësohet se është vendosur në sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh.

Mësohet se leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në 2006 por nuk u ndërtua. Burime bëjnë me dije se leja ka përfunduar disa vite më pas, por Papuçiu nuk nxorri leje të re dhe nisi ndërtimin në tetor të 2021.

NJOFTIMI:

Pas një pune hetimore 3-mujore, është bërë e mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: – R.P., 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale.

Pulaj u vendos në këtë pozicion pas ndarjes nga jeta të Armand Hysit, si pasojë e një ataku kardiak në zyrë. Para këtij posti, Pulaj mbante prej 5 vitesh mban funksionin e juristes për zonën e Sarandës.

LEXO EDHE:

U denoncua dy herë, kush është Romina Pulaj, drejtoresha e IMT Sarandë e arrestuar sot

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shefja e inuv romina pulaj sarande tando papuçi arrestohet shefja e inuv romina pulaj sarande tando papuçi

Sondazh

Poll