Aktualitet

Nga droga te aksidenti, prangosen 8 persona në Tiranë

22 Shkurt 2022, 12:35 Nga DOSJA
Nga droga te aksidenti, prangosen 8 persona në Tiranë

TIRANË – Forcat e policisë së kryeqyetit kanë prangosur 8 persona për veprat penale shitje droge, dhunë në familje, aksident dhe drejtim automjeti duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

27-vjeçari A.R. dhe 26-vjeçari F.Z. u kapën në flagrancë pasi iu gjet kokainë gjatë kontrollit. Një 62-vjeçar u arrestua për shkak se ka dhunuar babain e tij.

Nga ana tjetër, u prangosën H.Z., 61 vjeç pasi u kap i dehur në makinë, E. P., 22 vjeç për përplasjen e 58 vjeçarit XH.T.

NJOFTIMI I POLICISë Së TIRANëS:
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– H. S., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– F. Z., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. P., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin Xh. T., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– Y. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;

– I . A., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasit F. V., 42 vjeç, dhe D. A., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll