Aktualitet

DOSJA SEKRETE/ Grupi hetimor nga Holanda mbërrin në SPAK për ekzekutimin e letër-porosisë

22 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA
DOSJA SEKRETE/ Grupi hetimor nga Holanda mbërrin në SPAK për

TIRANË– Grup hetimor nga Holanda në godinën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prokurori holandez ka mbërritur në vendin tonë për ekzekutimin e një letër-porosie. Mësohet se prokurori së bashku me grupin e tij kanë mbërritur në Shqipëri për një dosje tepër sekrete e cila është drejt konkludimeve përfundimtare. Ai ka qenë i shoqëruar nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi, i cili është edhe prokurori i çështjes. Dosja.al ka siguruar videon e grupit hetimor, duke lënë godinën e SPAK.


Ende nuk ka asnjë detaj më shumë për këto hetime e se çfarë përmban dosja hetimore.

Ardhja e tyre vjen pak kohë pas largimit të prokurorëve Belgë, të cilët kryen hetime për çështjen “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro. Hetuesit belgë morën dëshminë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të 7 personave të tjerë të cilit kishin dijeni për këtë ngjarje.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grupi holandez ne spak prokuroret holandez ne shqiperi spak grupi holandez ne spak prokuroret holandez ne shqiperi spak

Sondazh

Poll