Bota

Perëndimi përgatit sanksionet ndaj Rusisë, ministri Lavrov: Jemi mësuar me këto gjëra

22 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
Perëndimi përgatit sanksionet ndaj Rusisë, ministri Lavrov: Jemi

MOSKë – Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov reagoi për herë të parë lidhur me premtimet e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës pas njohjes së rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donbasit në Ukrainën Lindore si shtete të pavarura. Lavrov theksoi se diplomatët e Perëndimit nuk do të dorëzohen së ndëshkuari Rusinë. Shefi i diplomacisë ruse shtoi se vendi i tij është mësuar me sanksionet dhe kërcënimet e Perëndimit ndaj tij.

“Kolegët tanë europianë, amerikanë dhe britanikë nuk do të ndalen dhe nuk do të qetësohen deri sa shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë ‘për të ndëshkuar Rusinë’. Ata tashmë po na kërcënojnë ne me të gjitha llojet e sanksioneve si dhe me atë që quhet ‘nëna e të gjitha sanksionve’. Jemi mësuar me këto gjëra. E dimë që sanksionet do të vendosen ndaj nesh në një mënyrë apo një tjetër, me ose pa arsye”, tha Lavrov.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme dhe Çështjeve të Sigurisë në Bashkimin Europian Josep Borrell konfirmuan sot se do të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

LAJMI KRYESOR: Trupat ruse në lindje të Ukrainës, presidenti Zelenski: S’ka arsye për veprime kaotike

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine sergej lavrov konflikti rusi-ukraine sergej lavrov

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2022, 09:33

Çfarë dëshiron në të vërtetë Vladimir Putin?

Nga Paul AdamsNë një kuptim, veprimet e mbrëmshme të Rusisë nuk ndryshojnë asgjë.Trupat ruse kanë hyrë dhe kanë dalë nga Donbasi që prej vitit 2014. Kam takuar ...

Bota 22 Shkurt 2022, 08:12

Vazhdon dialogu Kosovë-Serb

BRUKSEL- Të martën në Bruksel zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.Burimet e Bashkimit Evropian kanë k...