Aktualitet

Veliaj e përmendi te Komisioni për Inceneratorët! Kryemadhi: E ke thënë me zërin tënd…

22 Shkurt 2022, 10:10 Nga DOSJA
Veliaj e përmendi te Komisioni për Inceneratorët! Kryemadhi: E ke

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dëshmisë së kryetarit të Bashkisë Erion Veliajt, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryemadhi, teksa ka ndarë një video në ‘Facebook’ shkruan se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ndërkohë që thotë se për miratimin e një vendimin për 30 mijë lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiak, jo më për një koncension 30-vjeçar.

REAGIMI I MONIKA KRYEMADHIT:

Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmendi gjatë marrjes në pyetje në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve kryetaren e LSI-së. Veliaj tha se ” Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erjon veliaj monika kryemadhi erjon veliaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll