Aktualitet

Safet Gjici “10 me yll” në pastrim, i “vrasin sytë” shapkat: Do i vëmë gjobë, e penalizojmë

22 Shkurt 2022, 09:09 Nga DOSJA
Safet Gjici “10 me yll” në pastrim, i “vrasin

KUKËS– Atëherë kur më pak e prisnim, kryebashkiaku Safet Gjici godet sërish! Paralajmëron gjobë e sanksione për ata që… lënë jashtë tek shkallët e banesave të tyre shapka. Teksa ecte nëpër qytet, Gjicit i kapi syri një detaj e nuk mbeti dot pa e rregulluar. Pa një palë shapka, në sheshin e pushimit të një pallati.


Si një “pastërtor” i vërtetë i mori dhe i futi në një qese, duke iu hakërruer një pronari biznesi pak metra më tutje. I kërkoi pa tjetër emra, ndryshe do të përdorte kamerat për ta gjetur “kriminelin”.

“Shihe shapkat ku i kanë lënë…këtu tek shkalla. Ja urdhëro! E ke biznesin këtu duhet të reagoni. I thoni o zotëri mos e hidh qesen këtu është turp. Me na thënë në kush është, ti vëmë gjobë dhe ta penalizojmë,”-tha Gjici në fjalën e tij.

Kujdes me shkeljet qytetarë! Mos i lini shapkat lart e poshtë…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore virale kukes safet gjici kukes safet gjici

Sondazh

Poll