Aktualitet

FT/ Rrezik pushtimi nga Rusia, Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

22 Shkurt 2022, 10:00 Nga DOSJA
FT/ Rrezik pushtimi nga Rusia, Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit

TIRANË – Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana është solidarizuar me situatën e rëndë që po kalon populli ukrainas. Në kryeqytetin tonë janë ndezur ngjyrat e flamurit ukrainas si dhe janë shpërndarë flamuj të këtij shteti.

Qytetarë shqiptarë janë bashkuar për të inkurajuar shtetasit ukrainas që jetojnë në vendin tonë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai ndihet krenar për rezidentët ukrainas në Shqipëri.

POSTIMI I ERION VELIAJT
Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! Më pëlqen që ata lulëzojnë dhe përparojnë këtu! Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në vendin e tyre! Ne ndriçuam godinën e bashkisë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në solidaritet të së drejtës së tyre për të jetuar të lirë nga shtypja dhe lufta e pakuptimtë.

As Mayor of the @CityOfTirana I am so proud of our Ukranian residents! I love it that they thrive and prosper here! ??

They should also be able to do so in their home country! We lit City Hall in ?? in solidarity of their right to live free of opression & senseless war! ??❤️?? pic.twitter.com/6nSk5SuF9a

— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) February 21, 2022

Ukraina po kalon një kohë delikate pasi rrezikohe të sulmohet nga Rusia. Trupat ushtarake ruse depërtuan dje në lindje të Ukrainës pasi presidenti rus Vladimir Putin firmosi njohjen e rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donbasit si të pavarura. Këto veprime të tij janë dënuar ashpër nga Perëndimi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes konflikti rusi-ukraine bashkia e tiranes konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll