Aktualitet

AMA takim me rregullatorët rajonalë për Direktivën e BE-së dhe Brezin Frekuencor 700 MHZ

22 Shkurt 2022, 10:45 Nga DOSJA

TIRANË– Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi një takim pune mbi hapat e implementimit të Direktivës AVMS dhe lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz. Në këtë tryezë morën pjesë pjesë drejtues të autoriteteve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Implementimi i Direktivës është një proces në të cilin Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Integrimit Europian. E tillë është nevoja për të përmirësuar kuadrin kombëtar ligjor dhe nënligjor në fushën e mediave audio/audiovizive, harmonizimi i legjislacionit “acquis communitaire” të fushës audiovizive.

Transpozimi i Direktivës 2018/1808, është planifikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) 2022-2024. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, falenderoi pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj tryeze rajonale pune dhe e cilësoi me shumë rëndësi shkëmbimin e eksperiencave me homologët e AMA-s për transpozimin sa më efektiv të implementimit të Direktivës 2018/1808 të BE-së.

Krasniqi tha se “deri në fund të këtij viti është parashikuar transpozimi i neneve të Direktivës të cilat ndryshojnë dhe e përmirësojnë kuadrin legjislativ, sikurse janë: mbrojtja e fëmijëve, aksesi në media i personave me aftësi të veçanta, çështjet e juridiksionit, promovimi i veprave evropiane etj”.

Zëvendëskryetarja e Agjencisë së Mediave Elektronike në Malin e Zi, Znj. Jadranka Vojvodic, bëri me dije se vendi i saj ka finalizuar procesin e draftimit të ndryshimeve ligjore dhe tashmë projektligji është në fazë miratimi. “Vend të posacëm në këto rregullime të reja marrin dispozitat lidhur me pavarësinë e rregullatorëve, pronësinë dhe financimin e mediave si elementë të lirisë së medias, përcaktimi i masave mbrojtjëse për fëmijët, rregullimi i ofertave të reja mediatike.

Po ashtu janë draftuar propozimet për rregullimin; bashkërregullimin dhe vetërregullimin duke konsideruar ndërgjegjësimin e grupeve të interesit në këtë proces”, nënvizoi Vojvodic.

Selver Ajdini, Zëvendëskryetar i Këshillit të Agjencisë Elektronike të Medias në Maqedoninë e Veriut, bëri me dije se vendi i tij do përfundojë transpozimin e Direktivës përgjatë dy viteve dhe në të janë parashikuar të gjitha rregullat e vendosura nga Unioni.

Xhevat Latifi, Drejtor ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Medias në Kosovë bëri me dije se ka nisur rishikimi i kuadrit legjislativ dhe është parashikuar përafrimi i plotë i Direktivës. Sipas tij, synohet përafrim plotësisht i zbatueshëm që të rregullojë realitetin e ri mediatik.
Z. Sasa Simovic, Këshilltar Ligjor dhe Mbrojtës i të Dhënave në Autoritetin Rregullator të Mediave Elektronike në Serbi, tha se vendi I tij ka planifikuar që brenda vitit 2022 të transpozojë Direktivën në ligjin kombëtar. Ai bëri me dije se në Serbi Rregullatori i Mediave ka tagër të kontrollojë dhe cmimet e reklamave.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se sfida kryesore që hasin autoritetet rregullatore në transpozimin e Direktivës, lidhet me “video sharing” platforms.

Pjesëmarrësit nga vendet e rajonit vlerësuan këtë iniciativë të AMA si tejet të frytshme jo vetëm sa i takon shkëmbimit të eksperiencave, por edhe forcimit e konsolidimit të bashkëpunimit mes fqinjëve.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ama armela krasniqi ama armela krasniqi

Sondazh

Poll