Aktualitet

Përplasjet te ‘5 Maji’/ Lëndohen 5 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 3 policë bashkiakë

22 Shkurt 2022, 09:42 Nga DOSJA
Përplasjet te ‘5 Maji’/ Lëndohen 5 efektivë të

TIRANË– Përplasjet të ‘5 Maji’ kanë lënë të lënduar disa efektivë të policisë së shtetit. Sipas policisë janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Thuhet se të lënduarit kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore. Për përplasjet, kanë përfunduar në komisariat disa persona të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën “5 Maji”, gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtuar në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara në planin e punës, në mbështetje të strukturave të IMT-së dhe Policisë Bashkiake, janë mbështetur më pas nga FNSH që kanë normalizuar situatën dhe kanë krijuar mundësinë për vijimin e shembjeve.Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin.Policia e Shtetit apelon për këdo të ndalë e shmangë aktet e dhunës mbi forcat e rendit, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit.

LAJMI KRYESOR: Pamje LUFTE te ‘5 Maji’/ Shemben 12 banesa, banorët përplasen me Policinë, 3 të shoqëruar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shembja e banesave te 5 maj 22 shkurt 2022 shembja e banesave te 5 maj 22 shkurt 2022

Sondazh

Poll